Vëzhgim

Internet i lëvizshëm që punon me shpejtësinë e broadband

Publikuar , 06 Nëntor 2008
0
Internet  i lëvizshëm që punon me shpejtësinë e broadband

Shpërndarja e gjerë e WiMax është 2 vjet prapa nga ç’është parashikuar. WiMax i Sprint dhe Clearwire do të ofrojë shpejtësi më të larta se 5mbps dhe çmimet ende nuk janë vendosur. Adaptorët për WiMax do të nisin të instalohen deri në vitin 2009. Intel e ka përkrahur WiMax që nga viti 2004, kur vendosi që ofertat 3G nuk plotësojnë më nevojat. Intel do të ndërtojë çipa që kanë të integruar mundësitë WiMax dhe Wi-Fi. Kompanitë si, Motorola, Samsung dhe Zyxel, janë të përkushtuar të ndërtojnë marrës të njëjtë, si për përdorim privat, ashtu edhe për biznese, si dhe adaptorë për laptop dhe desktop, si PC Cards dhe ExpressCards. Ben Wollf, CEO i shërbimit të ri, vlerëson se Clearwire do të jetë i disponueshëm për 120 deri 140 milion njerëz deri në vitin 2010. Deri atëherë, AT&T dhe Verizon do të hedhin në përdorim LTE (Long Term Evolution), opsionin e tyre 4G, që do të ofrojë çmime konkurruese.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>