Lajmet

Internet Explorer 10 për Windows 7 pranë nxjerrjes përfundimtare në treg

Publikuar , 19 Janar 2013
0
Internet Explorer 10 për Windows 7 pranë nxjerrjes përfundimtare në treg

Microsoft-i është pranë përfundimit të punës për Internet Explorer 10 (IE10) në Windows 7, sipas një raporti të botuar të premten.

Duke cituar burime të regjistruara në një ftesë vetëm për grupin testues të IE10, vrojtuesi i Microsoft-it dhe blogeri i ZDNet,Mary Jo Foley ka siguruar informacione se provat e ndërtimit do të jenë të fundit përpara se shfletuesi të dale në shitje për publikun.

Zyrtarisht, IE10 në Windows 7 mbetet në ” Release Preview,” një ndërtim që doli më 13 nëntor 2012. Në atë kohë, Computerworld arsyetoi se një deklaratë përfundimtare do të ndodhë para fundit të vitit 2012, bazuar në vlerësimin e saj ne kohen e zhvillimit për IE9.

Në vend të kësaj, duket se do të dale në shitje shfletuesi në vitin 2013. Ndërkohë Microsoft-i përsëri nuk pranoi të komentojë për programin e shitjeve të IE10.

Me sa duket Microsoft-i ka ende punë për të bërë para se të nxjerrë në shitje një version përfundimtar. Midis tyre, një anomali që i heq të drejtën elementëve grafike të ndërfaqes “Aero” të Windows 7 kur IE10 vazhdon. IE10 nuk do të dalë në shitje për Windows Vista.

Microsoft-i ishte i pari, dhe deri më tani i vetmi krijues shfletuesi për internet për të hequr Vista, ashtu siç ishte i pari dhe përsëri i vetmi zhvillues për të braktisur Windows XP vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Internet Explorer 10

LEXO EDHE:  Një problem i Internet Explorer është aq kritik saqë mund sulmoheni pa e përdorur fare

Lajmet e fundit>