Softuer

Internet Explorer tani me përditësime automatike

Publikuar , 16 Dhjetor 2011
0
Internet Explorer tani me përditësime automatike

Është e vërtetë që ndonjë arnim në Internet Explorer dhe versionet e reja janë të gatshme përgjatë Windows Update, por kalimi nga një version në tjetrin nuk ka qenë një process automatic. Ekziston një dritare e ndarë që paraqitet për instalim, ta zëmë, Internet Explorer 9. Për shumë përdorues, hapat shtesë të kërkuar për instalim ishin zakonisht të mjaftueshëm për t’i parandaluar nga instalimimi i një versioni të ri.

Internet Explorer në qetësi do të përditësojë vetveten së bashku me Windowsin. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, përdoruesit në Australi dhe Brazil do të fillojnë të marrin përditësime automatike të Internet Explorer. Microsoft pastaj do të mundohet që t’i mbulojë edhe pjesët e tjera të botës.

Ryan Gavin, i cili është drejtor i lartë i Microsoft për Internet Explorer, tregoi disa përfitime të tjera nga kjo risi. Tërë siguria e komunitetit  Windows do të përmirësohet me zëvendësimin e shfletuesve të vjetëruar. Zhvilluesit mund të përqendrojnë qëllimin e tyre në ndërtimin e faqeve duke përdorur kod modern të uebit dhe ata që e shfletojnë uebin me Internet Explorer do të jenë në gjendje që të kënaqen me bukurinë e uebit./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Huawei publikoi Android 9 Pie për 10 modele telefonësh

Lajmet e fundit>