Harduer

Internet më i shpejtë dhe thirrje holografike: çfarë premton e ardhmja me 5G-në?

Publikuar , 29 Tetor 2018
0
Një video e cila mund të shkarkohej në 1 minutë në 4G, i duhet vetëm 1 sekondë në 5G. Testimet e para kanë treguar se 5G-ja do të jetë rreth 100 herë më e shpejtë se 4G. Internet më i shpejtë dhe thirrje holografike: çfarë premton e ardhmja me 5G-në?

Javën e kaluar Vodafone lançoi për herë të parë shërbimin 5G për bizneset në qytetin e Salford në afërsi të Mançesterit.

Ky lançim është pjesë e një plani për të testuar teknologjinë në shtatë qytete të tjera Britanike. Por çfarë do të sjellë gjenerata e re e teknologjisë mobile?

Operatorët në mbarë botën kanë filluar të paguajnë miliardë dollarë për spektrat e frekuencave 5G.

Rasti i Italisë ku operatorët celularë paguan mese 6 miliardë euro tregon pritshmëritë e larta nga kjo teknologji.

Në Shtator Vodafone në Britani demonstroi atë që mund të quhet thirrja e parë telefonike holografike.

Kapitenja e skuadrës së Machester City dhe kombëtares Angleze për femrat Steph Houghton u shfaq si një hologram duke i dhënë një vajze 11 vjeçare këshilla rreth futbollit nga zyrat e Vodafone në Manchester.

Por nuk ka të bëjë e gjitha rreth hologrameve: 5G-ja do të ofrojë internet shumë më të shpejtë.

Një video e cila mund të shkarkohej në 1 minutë në 4G, i duhet vetëm 1 sekondë në 5G. Testimet e para kanë treguar se 5G-ja do të jetë rreth 100 herë më e shpejtë se 4G.

Teknologjia do të krijojë një botë të re pajisjesh të ndërlidhura njohur ndryshe edhe si “Interneti i Gjërave” ku ju mund ti kërkoni frigoriferit të porositë qumështin për ju.

Rrjeti 5G do të sjellë makinat pa shofer, dronët autonomë e shumë teknologjis revolucionare.

Megjithatë ka hulumtues që thonë të gjitha këto mund të ishin arritur duke investuar mbi 4G dhe jo në një teknologji krejtësisht të re.

Analistët parashikojnë që në 2020-ën 20.8 miliardë pajisje të jenë të ndërlidhura.

Normalisht 5G-ja do të sjellë kosto për konsumatorët. Së pari ata duhet të kenë telefonë 5G të cilët pritet të debutojnë në 2019-ën. Me operatorët e ngadaltë në implementimin e rrjeteve 5G, me shumë gjasa njerëzit do të kenë një telefonë 5G kohë përpara se të bëhet i disponueshëm për ta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfoni i ri i Samsung do ta bëjë teknologjinë 5G të përballueshme për këdo