Lajmet

Internet satelitor Starlink me mbulim global deri në Shtator

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Qershor 2021
Starlink synon që të hedhë 12 mijë satelitë me një kosto totale prej 10 miliardë dollarë. Aktualisht ofron shërbimin në fazë testimi për 11 vende të botës. Internet satelitor Starlink me mbulim global deri në Shtator

Biznesi i internetit satelitor të Elon Musk, Starlink, parashikon që do të ofrojë mbulim global me internet në Shtator por do ti duhet aprovimi nga autoritetet rregullatore.

Presidenti i Starlink Gwynne Shotwel tha ditën e Marte se tashmë gjenden mbi 1,800 satelitë në orbitën e ulët të Tokës dhe mbulimin global do të arrihet brenda Shtatorit.

Por do të na duhet të marrin aprovimin e autoriteteve të çdo vendi dhe të aprovohemi për të ofruar shërbime të telekomunikacionit,” tha Ai.

Starlink synon që të hedhë 12 mijë satelitë me një kosto totale prej 10 miliardë dollarë. Aktualisht ofron shërbimin në fazë testimi për 11 vende të botës.

Në Maj Musk tha se Starlink kishte marrë mëse 500 mijë porosi për shërbim. Por kompania është vetëm një prej emrave të mëdhenj që po investojnë në këtë drejtim. Kuiper i Amazon, OneWeb, Raytheon Technologies dhe Blue Canyon Technologies të gjithë po investojnë në atë që shihet si e ardhmja e internetit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më pak përmbajtje politike për përdoruesit e Facebook