Lajmet

Interneti 4G i Vodafone Albania do të bëhet shumë më i shpejtë

Publikuar , 07 Shkurt 2019
0
Gara e hapur që nga muaji Gusht dhe e shtyrë disa herë me kërkesë së Telekom Albania e cila ishte në proces shitjeje pati vetëm një fitues, Vodafone Albania. Interneti 4G i Vodafone Albania do të bëhet shumë më i shpejtë

Operatori celular më i madh në vend Vodafone Albania u shpall ditën e sotme fitues në tenderin e AKEP i cili kishte për qëllim të rriste kapacitetet e internetit 4G në Shqipëri.

Gara e hapur që nga muaji Gusht dhe e shtyrë disa herë me kërkesë së Telekom Albania e cila ishte në proces shitjeje pati vetëm një fitues, Vodafone Albania.

Dy operatorët e tjerë, Telekom Albania dhe ALBtelecom nuk morën pjesë në garë.

Vodafone pagoi 7.4 milion euro për një të drejtë përdorimi 10Mhz në bandën 800Mhz.

Kjo bandë prej vitesh është përdorur nga televizionet për sinjalet analoge. Por me procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive analoge është liruar dhe tashmë mund të përdoret si bandë me potencial të lartë për rritjen e kapaciteteve të internetit broadband celular.

AKEP thotë se “ka bindjen se ky proces do ti hapë rrugën investimeve të operatorëve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të tyre dhe mundësinë e aksesit në to, për të gjithë përdoruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike.”

Dhënia e frekuencave vjen pas një viti plot zhvillime për sektorin e telekomunikacionit. Në Janar të 2018-ës operatori i katërt celular Plus Communication u largua nga tregu duke cituar konkurrencën e egër nga dy operatorët më të mëdhenj.

Frekuencat e kompanisë u ble nga Vodafone dhe Telekom Albania. Kështu tregu shqiptar mbeti me tre operatorë.

Në Tetor të vitit të kaluar u raportua se Telekom Albania është në shitje. Lajmi i konfirmuar në fillim të Janarit të këtij viti nga OTE, e cila tha se kishte shitur të gjitha aksionet tek një kompani Bullgare e kontrolluar nga aksioneri më i madh i Vivacom Spass Roussev dhe investitori Shqiptaro-Bullgar Elvin Guri.

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj Ryzen premtojnë më shumë performancë dhe më pak kosto sesa procesorët Intel

AKEP premtoi hapjen e një tenderi të dytë për të njëjtën frekuenca për dy operatorët e tjerë Telekom Albania dhe ALBtelecom. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>