Blog

Interneti, 59% e shqiptarëve e përdorin për Facebook e Instagram

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Maj 2019
0
Akoma më i shpejtë duket penetrimi i smartphonave në familjet shqiptare. Në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarëve që zotërojnë një të tillë. Interneti, 59% e shqiptarëve e përdorin për Facebook e Instagram

Shqiptarët e përdorin internetin kryesisht për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale ku ndër më popullorët janë Facebook dhe Instagram. Të dhënat e një ankete të realizuar së fundmi tregojnë se 59 për qind e atyre që i janë përgjigjur kësaj ankete kanë konfirmuar se përdorin internetin për tu bërë pjesë e rrjeteve sociale, të ndjekur nga përdorimi për telefonata ose video thirrje (38%) dhe treti për të shkarkuar, parë ose dëgjuar muzikë dhe filma  (24%).

Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë. Duke bërë një diferencim mes të njëjtës ankete të realizuar nga IDRA Research & Consulting në vitin 2016 dhe asaj të vitit 2018 shohim se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin ndërsa dy vjet më parë  deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.

Akoma më i shpejtë duket penetrimi i smartphonave në familjet shqiptare. Në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarëve që zotërojnë një të tillë.

Me rritje shfaqet edhe numri i personave që kanë një lidhje interneti në shtëpi, nga 37% në 2016 në 44% në vitin 2018. Një rritje e cila e krahasuar me trendet e mësipërme, pra atë të përdorueseve të internetit apo atyre që zotërojnë një smartphone është më e ulet, dukshëm edhe si pasojë e penetrimit më të shpejtë dhe me kosto më të ulët të internetit mobile.

Fakt interesant është se përdorimi i internetit në Shqipëri e kalon me 10 pikë % mesataren botërore – 63% e popullsisë në Shqipëri është përdoruese internet kundrejt mesatares botërore që është vetëm 53%(sipas 2018 Global Digital, grup raportesh nga “Ëe Are Social” and “Hootsuite”)

LEXO EDHE:  Kafeja dhe teknologjia “Blockchain”

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampionimi përfaqësues kombëtar të përbërë nga 2000 të anketuar me ane te metodës balle për balle. Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 2.2 % me një interval besueshmërie 95%. /Monitor

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>