Analiza

Interneti celular, iPhone XS më i shpejtë sesa iPhone X por më i ngadaltë sesa Galaxy Note 9

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Interneti celular, iPhone XS më i shpejtë sesa iPhone X por më i ngadaltë sesa Galaxy Note 9 Photo Source: CNBC

Modemi LTE Intel XMM 7560 i implementuar në iPhone XS dhe XS Max është më i shpejtë se modemët LTE Intel/Qualcomm në iPhone X por është më i ngadaltë se modemi Qualcomm X20 përdorur nga Samsung Note 9 sipas të dhënave të Cellular Insights dhe Ookla.

Raporti i publikuar nga PCMag krahason shpejtësitë LTE të iPhone XS Max, iPhone X, Samsung Galaxy Note 9 dhe Google Pixel 2 duke përdorur rrjetet e Verizon, AT&T, T-Mobile në SHBA dhe disa operatorëve të tjerë në Kanada.

Testimet janë kryer në kushtet e një sinjali të dobët dhe të fortë.

Sipas të dhënave në disa raste shpejtësia e regjistruar nga iPhone XS dhe XS Max është dyfishi i iPhone X. Por krahasuar me Note 9 dhe Pixel 2, iPhone XS është më i ngadaltë.

Në sinjal të dobët prej -120dBm, iPhone XS Max është më afër telefonëve Android me modemin Qualcomm X20, por në pikën më të ulët dy telefonët Android kanë avantazh të qartë.

Edhe të dhënat e Ookla dëshmojnë të njëjtën gjë, iPhone XS Max është dukshëm më i shpejtë sesa iPhone X. Mesatarisht shpejtësitë e iPhone XS krahasuar me iPhone X janë 6.6Mbps më të larta në SHBA dhe deri në 20.2Mbps në Kanada.

Sakaq Galaxy Note 9 është edhe më i shpejtë. Me modemin Qualcomm X20, Note 9 regjistrojë shpejtësi mesatare 43.2Mbps ndërsa iPhone 38.9Mbps.

Pavarësisht performancës së kënaqshme të iPhone XS, përdoruesit janë ankuar për probleme me LTE-në.

Gjatë testimeve PCMag tha se nuk u vërejt asnjë problem me harduerin e asnjë eksperiencë negative. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>