Blog

Interneti celular më i shpejtë se ai Wi-Fi në 33 shtete

Nov 26 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë ka vende ku edhe Wi-Fi por edhe rrjetet celulare si ato LTE janë kompetitive. Wi-Fi ka avantazh në vend ku interneti fiks është i shpejtë si Hong Kongu, Singapori, Koreja e Jugut dhe SHBA-të. Interneti celular më i shpejtë se ai Wi-Fi në 33 shtete

Shumë prej jush mund të thoni se rrjetet Wi-Fi performojnë më mirë sesa ato celulare, por sipas një raporti të publikuar së fundit nga OpenSignal, ndodh krejt e kundërta.

Në 33 vende të botës nga Afrika, Evropa, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme interneti celular është më i shpejtë sesa ai Wi-Fi.

Megjithatë ka vende ku edhe Wi-Fi por edhe rrjetet celulare si ato LTE janë kompetitive. Wi-Fi ka avantazh në vend ku interneti fiks është i shpejtë si Hong Kongu, Singapori, Koreja e Jugut dhe SHBA-të.

Por 4G-ja është më e shpejtë në vende si Libani deri në 25Mbps më shumë sesa Wi-Fi.

Gjetjet e OpenSignal tregojn një gjë se përdoruesit e telefonëve dhe tabletëve duhet të ndryshojnë mendim se Wi-Fi është më i miri.

Gjërat kanë ndryshuar në epokën LTE. Wi-Fi jo pak herë ka treguar probleme me mbipopullimin e rrjeteve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>