Blog

Interneti “çmendet” nga prezantimi më i fundit i Microsoft

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Videoja në fjalë hapet me një logo moderne në Windows 10-ës e cila udhëton pas në kohë dhe rikthyer tek logoja ikonike e Windows 1.0 në 1985. Interneti “çmendet” nga prezantimi më i fundit i Microsoft

Microsoft ka planifikuar diçka dhe ka filluar të na bëjë nostalgjikë. Pak orë më parë gjiganti i teknologjisë fshiu çdo postim në llogarinë e tij në Instagram të Windows dhe më pas postoi një video duke prezantuar sistemin e ri operativ Windows 1.0.

Në Instagram dhe Twitter vihet re kudo influenca e viteve 80. Disa shtruan pyetjen nëse llogaritë e Microsoft ishin hakuara.

Videoja në fjalë hapet me një logo moderne në Windows 10-ës e cila udhëton pas në kohë dhe rikthyer tek logoja ikonike e Windows 1.0 në 1985.

Kompania shoqëron çdo gjë me tekstin “Ju prezantojmë me Windows 1.0 e re me MS-Dos Executive, Orë e shumë të tjera!!.”

Të thuash se kjo është vetëm një shaka do të ishte nënvlerësim. Përtej fshirjes të çdo postimi në Instagram, kompania ka ndryshuar ikonat në median sociale me atë të logos të Windows 1.0 e madje edhe Twitter ngjan si mëposhtë:

Gjithashtu nuk është viti i duhur për një festë përvjetori. Windows 1.0 mbush 34 vite këtë Nëntor. Mbase Microsoft po përgatit një sistem operativ me burim të hapur ose ta prezantojë si një aplikacion më vete në Windows store.

Sido që të jetë puna me këtë promocion nostalgjik, përgjigjen do ta marrim shumë shpejtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google dëgjon këshillat e Microsoft për të përmirësuar Chrome

Lajmet e fundit>