Vëzhgim

Interneti di të gënjejë

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Interneti di të gënjejë

Siç kam shkruar dhe muajin e kaluar, braktisja e Windows XP nga Microsoft më ka detyruar të gjej një zëvendësim për laptopin tim dytësor, i cili është vjetruar, por ende është funksional. Shpresoja se një magji e pa zbuluar në Rrjet mund të ma lehtësonte procesin këtë herë, por e di që interneti nuk të ndihmon edhe aq.

Blerjet në Rrjet nuk janë gjithmonë më të mirat : Me gjithë ato dyqane online që refuzojnë të publikojnë numrat e telefonit, kam vendosur të lë zakonet e vjetra, të kohës kur bëjë porositë përmes telefonit. Këtë herë ishte ndryshe. Kur shkova për të konfi guruar laptopin tim të ri te shitorja online e Sony, hasa në opsionin “Fresh Start” i cili do të minimizonte gjërat që nuk më duheshin, duke më kursyer kështu 25$. Afër logos së XP ishte një numër telefoni të cilit i telefonova. Kur telefonova, shitësi më shpjegoi se si të merrja disqet për kalim nga XP në Vista në një mënyrë shumë të koklavitur. Pastaj fi lloi të më ofronte disa oferta më të mira se ato që mund të gjeja tek faqja e Sony. Në fi llim ishte një ofertë me 100$ zbritje nga çmimi i ofruar në Rrjet. Pashë edhe një ofertë tjetër që më kurseu 150$ në laptopin me tri vite garanci nga dëmtimet në aksidente dhe që më mundësoi të blija dy pjesë shtesë, ku përfshihej edhe bateria rezervë, të cilën e kam dashur prej një kohë të gjatë. Kaq e kishte dhe koha kur mendonim se çmimet në Rrjet janë fikse.

Specifikimet në Web nuk janë gjithmonë të sakta: Një tjetër pjesë që porosita ishte adaptori AC që në faqen e kompanisë kishte të shkruar peshën 230 gram. Kjo është pesha e tij, nëse nuk e llogaritni kabllon 100 gramësh. Në faqen e Sony ishte shkruar se laptopi im kishte një webcam të integruar 1.3 megapiksel. E vërteta? Një megapiksel më pak, me një rezolucion 640 me 480. I dija specifi kimet e sakta që më parë nga testimi i një laptopi të njëjtë, por si do të reagonte një konsumator i rregullt kur të gjente këto gabim?

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Përkrahja në web nuk funksionon gjithmonë: Para se të instaloja XP bëra një DVD backup në rast se diçka nuk shkonte si duhej! Ndoshta do dua ta kthej përsëri ndonjë ditë Vista. Pastaj zbulova se Sony rekomandon krijimin e një disku “shpëtues” përmes një procesi tjetër. Përkrahja në web ishte pa fj alë, kështu që përfundova duke ruajtur laptopin për disa orë, derisa përfunduan të dy proceset. Cili do të punojë kur të më duhet? Nga eksperienca ime e deritanishme: Asnjëri.

Pse avancimet gjithmonë janë të lodhshme: Pas kalimit të disa orëve për të instaluar XP, harxhova më shumë kohë duke shkarkuar dhe instaluar azhurnime të pashmangshme. Pastaj zbulova se disa drajvera kryesorë mungonin. Fatkeqësisht faqja e Sony nuk i ofronte. Zgjodha disa të një modeli (të ngjashëm) tjetër. Pastaj vinte me radhë gjetja, instalimi dhe azhurnimi online i programeve të mia të vjetra. Pas gjithë kësaj, më është dashur të merrem edhe me problemin që laptopi im nuk shihte asnjë kompjuter në rrjetin e shtëpisë dhe anasjelltas, asnjë kompjuter nuk e shihte. Problemi? Konfi gurimi standard idiotesk i Norton Internet Security. Në botën e biznesit, kur të blini një PC të ri, një ekspert i paguar merret me këto gjëra për ju. Në botën e Mac, mund të lidhni dy sisteme dhe sistemi i ri do të punojë si i vjetri brenda gjysmë ore. Në botën e kompjuterëve “personal” të Windows, duhet të jeni vetë ekspertë dhe të çoni dëm një ditë të jetës. Mendoni se laptop i ri do t’ju kthejë tërë këtë kohë që keni shpenzuar për të? Kurrë, harrojeni!

Lajmet e fundit>