Analiza

Interneti i bënë njerëzit më të mençur!

Publikuar , 22 Shkurt 2010
0
Interneti i bënë njerëzit më të mençur!

Deri më tani të gjithë kemi dëgjuar argumentin se prania e përhershme e makinave kërkuese si Bing, Yahoo dhe Google, së bashku me një mentalitet të ndezur, të prerë dhe vazhdimisht të ngarkuar me detyra të shumta të përdoruesve të internetit, redukton përfshirjen e vëmendjes së njerëzve dhe redukton kapacitetet për një mendim kritik dhe për një analizë.

Nicholas Carr në artikullin e tij të vitit 2009 në “Atlantic Monthly” të titulluar “A po na bënë Google më torollak?” ka nxitur një stuhi polemikash.

Megjithatë një studim i ri i rreth 900 ekspertëve të internetit, akademikëve dhe liderëve të industrisë ka gjetur një besim të fuqishëm tek shumica se interneti i ndihmon njerëzit që të bëjnë zgjidhje më të mira dhe më të mençura në jetën e tyre.

Hulumtimi i bazuar në ueb, i bërë nga “Imagining the Internet Cente” pranë Elon University dhe nga “Pew Research Center’s Internet & American Life Project”, ka gjetur se tre prej katër ekspertëve thonë se përdorimi i internetit “zgjeron dhe zmadhon inteligjencën njerëzore” gjersa dy të tretat thonë se interneti ka përmirësuar “leximin, shkrimin dhe përpunimin e diturisë”. Bashkë autorja e studimit Janna Anderson bëri të ditur se “Megjithatë ka ende shumë njerëz, që janë kritik të ndikimit të Google, Wikipedia e shumë veglave të tjera online”.

David Ellis, një profesor pranë York University në Toronto, argumentoi në komentet e tij se Google dhe veglat si ajo gjenerojnë një lloj dembelie intelektuale. “Sikurse teknologjitë tjera madhore, funksionaliteti kërkues i Google nuk nxitë inteligjencën njerëzore në një drejtim të parapërcaktuar. Ajo do të riformojë dispozita të caktuara tek përdoruesi i fundmë: intelektualët më të fuqishëm do të shfrytëzojnë Google si një vegël kreative, gjersa disa të tjerë do ta lënë Google që të mendojë për ta”.

LEXO EDHE:  Ku ndryshon Windowsi 32-bit nga 64-bit?

Autoritarja e internetit Esther Dyson shprehu një mendim të ngjashëm: “Problemi nuk është Google: është ajo që Google na ndihmon të gjejmë. Për disa, Google do t’i lejojë ata të gjejnë përmbajtje të padobishme që nuk sfidon mendjen e tyre. Por për disa të tjerë, Google do ti drejtojë ata të presin përgjigje ndaj pyetjeve, të hulumtojnë botën, të shohin dhe të mendojnë për vetveten”.

Megjithatë, përfaqësues tjerë kanë shprehur mendimin se teknologjia në fjalë është një veçori shumë pozitive. Craig Newmark nga Craigslist shkroi: “Njerëzit veçse po përdorin Google si një zëvendësues të vetë memories së tyre. Për shembull, jam i interesuar në diçka, kam nevojë për fakte që ta mbështesë atë dhe Google është ajo që më shkon në mendje. Nganjëherë, unë e shoh që e kam gabim dhe jam mirënjohës që e gjejë këtë para se ta hap gojën”.

Paul Jones në anën tjetër nga North Carolina University – Chapel Hill shkroi: “Google na lejon që të jemi më kreativ në qasjen tonë ndaj problemeve dhe që të jemi më intrigues në mendimet tona. Ne shpenzojmë shumë më pak kohë në tentimet për tu kujtuar, e shpenzojmë më shumë kohë në krijimin zgjidhjeve”.

Çfarë mendoni ju lexues të PC World Albanian, a është i mirë apo i keq interneti për ne? A shkakton Google dembeli apo thjeshtë është një vegël që kursen kohën e mendimit? Komentet janë të mirëseardhura. 

Lajmet e fundit>