Analiza

Interneti i dritës: Shkencëtarët arrijnë shpejtësinë 10 gigabit duke përdorur llamba LED

Publikuar , 29 Tetor 2013
0
Interneti i dritës: Shkencëtarët arrijnë shpejtësinë 10 gigabit duke përdorur llamba LED

Një grup kërkuesish në Britaninë e Madhe kanë shënuar arritjen e tyre më të rëndësishme në punën për zhvillimin e “komunikimit me dritë vizuale”, një mënyrë për transferimin e të dhënave në internet pa kabëll (wireless) duke përdorur llamba LED.

Shkencëtarët kanë deklaruar se kanë arritur të transferojnë të dhëna me shpejtësi mbi 10 gigabit, rreth 10 herë më shpejt sesa lidhja e Google Fiber, duke përdorur llamba të vogla LED që fiken dhe ndizen vazhdimisht për të realizuar komunikimin binar.

Kërkuesit kanë përdorur njëkohësisht mikro LED me ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe blu, ngjyrat përbërëse të dritës së bardhë, të cilat kanë ndikuar në rritjen e sasisë së informacionit që do të transferohet.

Kjo teknologji është cilësuar si alternativë ekonomike ndaj internetit wireless të bazuar në valët e radios, por nuk është ende shumë e qartë se si do të funksionojë në praktikë.

Lidhja varet nga kalimi i dritës nga llambat LED drejt marrësit, por nuk është e nevojshme që këto të shohin me patjetër njëra-tjetrën pasi drita mund të kapërcejë pengesat dhe vazhdon të jetë efektive.

Megjithatë lidhja nuk mund të penetrojë midis pengesave çka do të thotë se kemi të bëjmë me kufizim të aplikueshmërisë. Sipas shkencëtarëve ky kufizim mund të shërbejëderi diku si përfitim për sigurinë duke qenë se lidhjet Wi-Fi të cilat janë shumë të përhapura kanë probabilitet më të madh për tu sulmuar nga hakerat.

Dr. Harald Haas, pjesëmarrës në këtë projekt, ka përdorur termin li-fi për këtë lloj komunikimi.

Ai thekson: “Ndërkohë që lidhja wireless e bazuar në valët e radios mbështetet në stacione bazë, për lidhjen e bazuar tek drita infrastruktura tashmë ekziston. Ideja është që drita të ketë funksion të dyfishtë. Ajo nuk do të shërbejë thjesht për ndriçim, por do të jetë njëkohësisht një pajisje komunikimi ose një pikë aksesi li-fi.”

LEXO EDHE:  Sa kushton modeli më i shtrenjtë i Mac Pro?

Pavarësisht limiteve që karakterizojnë këtë metodë, grupe të ndryshme kanë rreth 10 vjet që punojnë mbi komunikimin nëpërmjet dritës vizuale. Në fillim të këtij muaji një grup shkencëtarësh nga Kina deklaruan se kishin arritur një shpejtësi prej 150 megabit duke përdorur dritën.

NASA gjithashtu është duke punuar në sistemet e komunikimit të bazuara në lazer që lejon lidhjen e internetit midis planeteve. (PCWorld Albanian)

internet i drites

Tags >

internet
Lajmet e fundit>