Lajmet

Interneti në panik, bien dhjetëra uebsajte por jo për fajin e tyre

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Në fillim u spekulua se kishim të bënim me një sulm DDoS ndaj Cloudflare sepse u mbyt në trafik. Por shefi ekzekutiv i kompanisë thotë se shkaku i ndërprerjes nuk dihet ende. Interneti në panik, bien dhjetëra uebsajte por jo për fajin e tyre

Përdoruesit e internet u përballen me probleme në aksesimin e uebsajteve në mbarë botën për afro një orë si rezultat i një problemi me Cloudflare.

Kompania ofron jo vetëm shërbime të sigurisë internet, por edhe shërbime të cilat i bëjnë uebsajtet e bizneseve të operojnë pa probleme.

Shumica e njerëzve shikonin “Gabim 502” të shfaqej në shfletuesit e tyre kur përpiqeshin të vizitonin uebsajtet e klientëve të Cloudflare.

Shërbimi ka mese 16 milionë konsumatorë. Cloudflare tha se problemi ishte adresuar dhe zgjidhur. Edhe vetë sajti DownDetector i cili përdoret për të monitoruar problemet me aksesin kishte rënë si rezultat i Cloudflare.

CoinDesk, një sajt i specializuar në lajmet të kriptomonedhave, u godit gjithashtu. Madje si rezultat i ndërprerjes së Cloudflare ishin raportuar informacione të gabuara rreth çmimit të bitcoin.

Qetësohuni të gjithë, Bitcoin nuk kushton 26 dollarë,” shkruante në një cicërimë në Twitter vetë CoinDesk.

Flightradar24, SocialBlade dhe Vinelytics ishin të prekur të tjerë.

Kodi Gabim 502 thotë se një server në internet jep një përgjigje të gabuar një serveri tjetër që po përpiqej ta kontaktojë.

Në fillim u spekulua se kishim të bënim me një sulm DDoS ndaj Cloudflare sepse u mbyt në trafik. Por shefi ekzekutiv i kompanisë thotë se shkaku i ndërprerjes nuk dihet ende.

Javën e kaluar kompania gjithashtu pati probleme sipas The Register. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung patenton një teknologji të pazakontë ekrani

Lajmet e fundit>