Biznes

Interneti satelitor i Starlink do të ketë mbulim global deri në fund të 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Tetor 2020
0
Që prej muajit Prill Musk kishte paralajmëruar një testim të gjerë publik të shërbimit në Vjeshtë. Sipas Musk 800 satelitë do të jenë mjaftueshëm për të ofruar mbulim global. Interneti satelitor i Starlink do të ketë mbulim global deri në fund të 2021

Plani i Elon Musk për të ofruar internet satelitor në çdo cep të botës ishte një hap më pranë realitetit duke sjellë numrin total të satelitëve Starlink në orbitë në mëse 700.

Ditën e Marte SpaceX lançoi 60 satelitë të rinj në orbitë.

“Sapo këto satelitë të arrijnë lartësinë e duhur, ne mund të nisim një testim të gjerë publik,” shkruante Musk në Twitter.

Ai premtoi se vende të tjera krahas Shteteve të Bashkuara të kenë akses në internetin e Starlink sapo kompani të marrë aprovimin e autoriteteve rregullatorë.

Që prej muajit Prill Musk kishte paralajmëruar një testim të gjerë publik të shërbimit në Vjeshtë. Sipas Musk 800 satelitë do të jenë mjaftueshëm për të ofruar mbulim global.

Një testim i kufizuar ka nisur në Uashington në SHBA. Objektivi final i Starlink është të hedhë 42 mijë satelitë në orbitë mbi Tokë dhe të ofrojë internet broadband të shpejtësisë së lartë edhe në vende gjeografike ku deri më sot ka qenë i pamundur.

Në uebsajtin e Starlink, kompania shpreson të ofrojë mbulim global deri në fund të 2021. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Miliarderi i teknologjisë ngelet pa shtëpi