Softuer

Interneti përfiton një motor të ri kërkues të quajtur Blekko

Publikuar , 02 Nëntor 2010
0
Interneti përfiton një motor të ri kërkues të quajtur Blekko

Blekko bazon teknologjinë e saj në një vegël të thjeshtë të quajtur slashtag. Slashtags janë bashkësi të përzgjedhura të ueb faqeve të organizuara përreth një teme të caktuar. Këto mbulojnë tema të gjëra si shëndetësia, paraja dhe automjetet, në një nivel të ngushtë të ashtuquajtur neuroteknologji. Slashtags shtohen në pyetjet kërkuese dhe kufizojnë rezltetet kërkuese vetëm në bashkësi të përzgjedhura të faqeve.

Me lasnimin e betas publike, Blekko gjithashtu është duke aplikuar slashtags për të përmirësuar rezultatet në shtatë kategori të kërkimit: shëndetësi, kolegje, automjete, financa personale, tekste këngësh, receta dhe hotele. Për shembull nëse kërkoni “shërim për kokë dhembje” në Blekko, ai do t’ju ofrojë rezultatet vetëm nga faqet e kualitetit më të lartë në kategorinë e shëndetësisë.

Për kërkime që nuk futen në ndonjë prej kategorive të para-definuara të Blekko, faqja përdor algoritmet rënditëse pronësore për të sjellë rezultatet relevante nga 3 miliard faqet prej procesit të saj të web crawl. Gjersa përdoruesit krijojnë dhe rafinojnë më shumë slashtags, Blekko planifikon të zgjerohet në “auto-slashing” për të përmirësuar rezultatet në më shumë kategori.

“Sot është hapi i parë në një proces për ndërtimin e një armate vullnetare në Blekko që eventualisht do të largojë spam nga kërkimet dhe do të sjellë më shumë rezultate relevante” tha RIch Skrenta, CEO i Blekko. “Gjersa numri i URL-ve në web vazhdon të rritet në miliarda e triliona, është e domosdoshme prania e një shtrese të përzgjedhjes njerëzore për të ndarë përmbajtjen e besueshme nga mbeturinat”.

Përveç asaj që u tha më lartë beta publike është një platformë e komunitetit që iu mundëson përdoruesve të punojnë së bashku gjersa ata krijojnë slashtags. Ky proces përfshin editimin grupor të slashtags dhe veglat komunikuese bashkëpunuese. Pritjet janë që numri i kualitetit të slashtags të rritet, dhe në të njëjtën kohë Blekko të përfitojë auto-slashing të pyetjeve.

LEXO EDHE:  Dropbox përmirëson funksionin e kërkimit në desktop

Blekko ka qenë në ofertë për vetëm një periudhë të limituar që ka filluar në korrik të vitit 2010. Më shumë se 8,000 përdorues anembanë botës i janë bashkuar beta versionit. Gjatë beta periudhës së testimit, përdoruesit kanë krijuar më shumë se 3,000 slashtags. /pcworld.al

Lajmet e fundit>