Biznes

Investitorët shpenzojnë miliona për të blerë tokë virtuale

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Janar 2022
Këto botë virtuale sot aksesohen me një ekran kompjuteri, por Meta dhe kompani të tjera kanë një tjetër vizion, atë të ndërtimit të një bote virtuale 360 gradë ku njerëzit e aksesojnë dhe jetojnë me të. Investitorët shpenzojnë miliona për të blerë tokë virtuale

Industria e pronave të paluajtshme po lulëzon ndërsa pandemia e Covid-19 ka krijuar një tjetër trend të ri në këtë sektor. Në të vërtetë investitorët po paguajnë miliona për një copë tokë, jo në Nju Jork as në Beverly Hills. Por për një copë tokë që nuk ekziston fizikisht në Tokë.

Është tokë online e vendosur në një botë virtuale që teknologjistët e quajnë metaverse. Çmimet e tokës virtuale janë rritur me 500% në muajt e fundit, sidomos pas lajmit të bujshëm të Facebook se do të investonte shumë në realitetin virtual dhe ribrandimit të kompanisë mëmë në Meta.

Në këto botë virtuale, njerëz të vërtetë ndërveprojnë sikur të ishin karaktere prej kartoni quajtur avatarë, duke similuar një eksperiencë të ngjashme me një video lojë me shumë lojtarë në kohë reale.

Këto botë virtuale sot aksesohen me një ekran kompjuteri, por Meta dhe kompani të tjera kanë një tjetër vizion, atë të ndërtimit të një bote virtuale 360 gradë ku njerëzit e aksesojnë dhe jetojnë me të.

Parashikimet janë që bota dixhitale mund të shndërrohet në një biznes 1 trilionë dollarë në të ardhmen e afërt. Artistë të shquar si Justin Bieber, Ariana Grande, DJ Marshmello por performojnë si avatarë tashmë.

Andrew Kiguel, CEO i kompanisë Tokens.con i cili investon në prona të paluajtshme dixhitale dhe NFT, thotë se në këtë botë virtuale mund të shkoni si avatar në një koncert muzikor, në një muze apo një festë.

Kompania e tij shpenzoi 2.5 milionë dollarë duke blerë një tokë virtual në Decentraland, një prej botëve shumë popullore virtuale. “Çmimet janë rritur me 400-500% në muajt e fundit,” tha Ai.

LEXO EDHE:  Telefonët të cilët WhatsApp do të ndalojë së funksionuari më 1 Nëntor

Një tjetër botë virtuale popullore është Sandbox ku një kompani e zhvillimit të pronave të paluajtshme virtuale quajtur Republic Realm shpenzoi 4.3 milionë dollarë në një copë toke virtuale.

Vitin e kaluar një tokë virtuale shitej mesatarisht për 15 mijë dollarë, sot shiten për mbi 300 mijë dollarë. /PCWorld Albanian