Lajmet

Inxhinierët dhe artistët krijojn printim 3D nga pluhuri i xhamit

Publikuar , 25 Shtator 2009
0
Inxhinierët dhe artistët krijojn printim 3D nga pluhuri i xhamit

Metoda në fjalë bazohet në suksesin e ekipeve të mëparshme mbi printimin me qeramikë. “Është bërë e qartë se nëse do të kishim mundësi të krijojmë një material në faktor e formës së pluhurit në madhësi prej përafërsisht 20 mikrona, ne do të ishim në gjendje të printojmë pothuajse çdo gjë” tha Mark Ganter, bashkudhëheqës i Solheim Lab.

Në sistemin e zakonshëm për printim 3D, një shtresë e hollë e pluhurit shpërndahet mbi një platformë, ku një printer inkjet depoziton pika të solucionit lidhës vetëm në vendet ku kërkohet. Pluhuri nga xhami në fakt absorbon lëngun, kështu që qasja është dashur të ndryshohet në raport të pluhurit me lëng.

Xhami i printuar 3D përmban ngjashmëri të jashtëzakonshme me pate de verre, ku pluhuri i xhamit përzihet me në material lidhës sikurse që është të bardhtë e vesë apo me enamelin, dhe më pas vendoset në një vend të ngrohur. Teknika në fjalë daton qysh prej kohërave të lashta të kohërave Egjiptiane.

Artisti Meghan Trainor, një student i diplomuar nga Qendra UW për Arte Digjitale dhe Media Eksperimentale, ishte i pari që përdori metodën për të prodhuar objekte, në vend se të merret me testime të formave.

“Krijimi i objekteve nga xhami përmes modeleve digjitale i ofron ideve të mia një formësim të menjëhershëm material, që është një faktor kyç në eksplorimet e mija rreth formave të artit digjital” tha Trainor.

Ronald Rael, një asistent profesor i arkitekturës pranë Universitetit të Kalifornisë – Berkley, është duke punuar në lloje të reja të blloqeve të qeramikës që mund të përdoret për sisteme ftohëse evaporuese.

“Printimi 3D në xham ka një potencial të madh për ndryshimin e të menduarit rreth aplikimeve të mundshme  të arkitekturës në xham” tha Rael. “Para ditës së sotme, nuk ka pasur ndonjë metodë të mirë për prototipe të shpjeta në xham, kështu që testimet e dizajneve ishin shumë të shtrenjta dhe ishin konsumuese të kohës.”

LEXO EDHE:  Austria miraton ligjin që vret anonimitetin online

Metoda e re gjithashtu do të krijonte një rrugë të re për riciklimin e xhamit.

Lajmet e fundit>