Lajmet

Inxhinieria gjermane krijon çelik që duron ngarkesa ekstreme

Publikuar , 06 Shtator 2009
0
Inxhinieria gjermane krijon çelik që duron ngarkesa ekstreme

Velcro (një lloj mbërthyesi i zakonshëm) është një produkt emocionues në vete por inxhinierët Gjerman ka shfrytëzuar inspirimin nga mbërthyesi  i zbutur për të krijuar një version të një koncepti lidhë-dhe-sill që ka fuqi të mjaftueshme hekur për të duruar ngarkesa dhe ambiente ekstreme.

“Një metër katror i mbërthyesit të ri, që quhet Metaklett, është në gjendje të përkrah deri në 35 tonë ngarkesë në temperatura deri në 800 gradë celsius” deklaron Josef Mair dhe kolegët e tij pranë Universitetit Teknik të Munihut në Gjermani. Dhe ngjashëm si produkt i përditshëm Velcro mund të hapet pa vegla speciale dhe të përdoret përsëri .

Mbërthyesit e zakonshëm lidh-dhe-sill përdoren për çdo gjë, prej fashave e deri tek çizmet kabllore në aeroplan dhe në sigurimin e protezave të gjymtyrëve. Mair mendon se mbërthyesi  i tij është aq i fuqishëm sa mund të përdoret për ndërtim të fasadave ose për kompletim të veturave. “Një makinë e parkuar në dritë të drejtpërdrejtë të diellit mund të arrijë temperaturë deri në 80 shkallë celsius, dhe temperaturat rreth 100 shkallë celsius mund të arrijnë përreth shpërndarësit të auspuhit” thekson ai, por Metaklett do të duhej të jetë në gjendje të durojë ekstreme të tilla.

Mbërthyesi është i punuar nga shiritat e çelikut të shpuar me trashësi prej 0.2 milimetra, ku njëra anë ka  brusha elastike të çelikut kurse ana tjetër ka maje të dhëmbëzuara.

Metaklett mund të përkrahë peshë maksimale kur tërhiqet në plan të rripit, dhe një metër katrorë und të mbajë një ngarkesë perpendikulare prej 7 tonë.

LEXO EDHE:  Firefox 66 bllokon videot që luhen automatikisht me zë

Lajmet e fundit>