Lajmet

IOC bllokon videot e paautorizuara në YouTube

Publikuar , 29 Korrik 2012
0
IOC bllokon videot e paautorizuara në YouTube

Të gjithë e kemi ditur se organizatorët e Lojërave Olimpike do të tregoheshin të rreptë në lidhje me përmbajtjet e paautorizuara, veçanërisht në ato të publikuara në mediat sociale. Dhe provat u shfaqën që sot: dhjetëra video të bllokuara e të fshira në YouTube.

Videot që lidhen me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër lejohen vetëm nga transmetues zyrtar si psh. BBC, ndërsa ato të ngarkuara nga përdorues të thjeshtë kanë filluar të eliminohen gradualisht.

Psh. videoja më e kërkuar e momentit, ajo Mbretëresha shoqërohet nga aktori që interpreton James Bond në filmat e Agjentit 007, Daniel Craig, është fshirë nga ngarkimet e të gjithë përdoruesve që e kanë regjistruar nga BBC dhe e kanë ripostuar, veprim ky që cënon rregullat e YouTube.

Ndërkohë ende nuk është bërë e qartë nga YouTube nëse do të lejohen videot e regjistruara dhe të ngarkuara në faqe nga spektatorët e pranishëm në eveniment.

Megjithatë, tek disa faqe të tjera si Daily Motion, ka më tepër shanse për të gjetur disa pjesë nga aktivitete të ndryshme të Lojërave. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>