Lajmet

iOS 12.1.2 lë shumë përdorues pa sinjal celular

Publikuar , 25 Dhjetor 2018
0
Edhe pse problemi nuk është aq i përhapur në masë, në rrjetin social Twitter kanë shpërthyer ankesat. iOS 12.1.2 lë shumë përdorues pa sinjal celular

Menjëherë pas debutimit të iOS 12.1.2 përdoruesit filluan të raportonin probleme me sinjalin celular.

Edhe pse problemi nuk është aq i përhapur në masë, në rrjetin social Twitter kanë shpërthyer ankesat.

Përditësimi duhej të adresonte dy probleme në iPhone XR, iPhone XS dhe iPhone XS Max: njëri me funksionin eSIM dhe tjetri problemet e konektivitetin celular.

Fillimisht ato u shfaqën në Turqi ndërsa tani është përhapur më tej.

Menjëherë pas përditësimit, përdoruesve u shfaqej teksti “No Service” ku duhej të ishte emri i operatorit.

Përdoruesit kanë raportuar probleme nga Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  48 orë nga debutimi dhe iOS 12 është instaluar në 10% të pajisjeve të Apple

Lajmet e fundit>