Harduer

iOS 12.1 konfirmon iPad-in e ri

Sep 20 2018
0 Shpërndarje
Duke gërmuar në setupin e iOS 12, sajti gjeti një referencë “iPad2018Fall” që lë të kuptohet se një iPad i ri mund të jetë rrugës për të debutuar muajin e ardhshëm. iOS 12.1 konfirmon iPad-in e ri Photo Source: Onleaks

Gjatë eksplorimit të iOS 12-ës, 9to5Mac zbuloi detaje që konfirmojnë ardhjen e një iPad-i të ri.

Duke gërmuar në setupin e iOS 12, sajti gjeti një referencë “iPad2018Fall” që lë të kuptohet se një iPad i ri mund të jetë rrugës për të debutuar muajin e ardhshëm.

Ende ky nuk është raportimi i parë i cili flet për modelet të reja iPad.

Në Gusht Bloomberg raportoi se krahas tre iPhone të rinj Apple do të sillte edhe dy iPad Pro por nuk ndodhi ashtu.

iPad Pro të rinj do të vinë me ekran 11-inç dhe 12.9-inç korniza ekrani të zvogëluara.

Nuk do të kenë butonë fizikë por Face ID dhe gjeste kontrolli, një informacion i konfirmuar edhe nga analisti i shquar Ming-Chi Kuo.

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>