Lajmet

iOS 12.4 sjell Apple Card

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Korrik 2019
0
Me iOS 12.4 ju gjithashtu mund të kontrolloni më mirë përmbajtjet Apple News+ si të pastroni gazetat e shkarkuara, të kontrolloni problemet me shkarkimin e shumë të tjera. iOS 12.4 sjell Apple Card

Ndërsa iOS 13 është pranë debutimit, ende nuk është gati. Apple prezantoi ditën e sotme iOS 12.4, një version të ri stabil të sistemit operativ.

Ndryshimet nuk janë radikale por në teori ky është versioni i parë që mbështet Apple Card. Gjiganti i iPhone ka testuar kartën e tij të kreditit prej disa javësh.

Sipas Bloomberg, punonjësit e Apple kanë arritur të regjistrohen me Apple Card në versionet beta të iOS 12.4.

Për ri-kujtesë, Apple ka bashkëpunuar me Goldman Sachs në një kartë krediti për konsumatorët Amerikanë. Kur regjistrohen përdoruesit marrin një kartë krediti Mastercard që kontrollohet nga aplikacioni Wallet.

Përfitimet nga kjo kartë janë të shumta. Për shembull përdoruesit përfitojnë pas 1% të vlerës së shpenzuar kur paguajnë me Apple Cards, 2% kur paguajnë me Apple Pay dhe 3% nëse është produkt i Apple ajo që po blejnë.

Përtej kartës së Apple, iOS 12.4 ka mjete të reja transferimi në mënyrë që të kaloni të dhënat nga një iPhone tek tjetri përmes wireless. Në teori duhet të jetë më e lehtë kalimi tek një iPhone i ri sidomos nëse nuk përdorni iCloud.

Me iOS 12.4 ju gjithashtu mund të kontrolloni më mirë përmbajtjet Apple News+ si të pastroni gazetat e shkarkuara, të kontrolloni problemet me shkarkimin e shumë të tjera.

Me iOS 12.4 Apple ka shtyrë plot 36 përditësime sigurie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nuk është një telefon, por një bateri që shërben edhe si telefon

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>