Lajmet

iOS 12 bllokon softuerin e përdorur nga policia për hakimin e iPhone

Publikuar , 25 Tetor 2018
0
Sipas Forbes Policia e Minesota konfirmoi se iOS 12 ka bllokuar aksesin në iPhone por janë të bindur se do të gjejnë një zgjidhje. iOS 12 bllokon softuerin e përdorur nga policia për hakimin e iPhone

Me iOS 12 Apple ka eliminuar efektin e GrayKey i cili mund të qaset në iPhone e kriminelëve apo personave të dyshuar nga policia raporton Forbes.

Sipas raportit tashmë ky mjet i policisë mund të marrë vetëm pjesërisht të dhënat e iPhone nëse ky i fundit është me versionin më të fundit të platformës.

E thënë thjeshtë policia mund të kopjojë vetëm metadata.

Sipas Forbes Policia e Minesota konfirmoi se iOS 12 ka bllokuar aksesin në iPhone por janë të bindur se do të gjejnë një zgjidhje.

Një prej funksioneve më të avancuara të sigurisë së iOS 12 është bllokimi i aksesit përmes portës së telefonit kur ky i fundit nuk është përdorur për mëse 1 orë.

Gjithashtu Apple ka përmirësuar kernelin dhe procesin e ndezjes për të parandaluar aksesin e paautorizuar.

GrayKey është një pajisje dhe softuer i ofruar nga GrayShift, një firmë e themeluar nga një ish inxhinier sigurie i Apple.

Kompania ka fituar kontrata nga një mori agjencish ligjzbatuese në SHBA dhe Britani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bedri Istrefi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Lajmet e fundit>