Lajmet

iOS 12 është instaluar në gjysmën e iPhone dhe iPad në përdorim

Oct 8 2018
0 Shpërndarje
Sipas të dhënave të Mixpanel, 47.6% e pajisjeve të iOS kanë të instaluar versionin më të fundit. iOS 12 është instaluar në gjysmën e iPhone dhe iPad në përdorim

Thuajse gjysma e përdoruesve të iPhone dhe iPad kanë kaluar në iOS 12. Edhe pse statistikat e para nuk ishin inkurajuese, adoptimi i arritur nga versioni më i fundit i iOS është inkurajues.

Një prej faktorëve që ka ndikuar është padyshim performanca e shtuar e sistemit operativ sidomos për modelet e vjetra të iPhone dhe iPad.

Sipas të dhënave të Mixpanel, 47.6% e pajisjeve të iOS kanë të instaluar versionin më të fundit.

Ndërsa 45.6% janë ende në iOS 11 ndërsa 6.9% në iOS 10.

iOS 11 u deshën të paktën gjashtë javë për të arritur këtë nivel adoptimi pavarësisht problemeve që shoqëruan në javët e para.

iOS 12 nga ana tjetër ka provuar të jetë stabil dhe më i shpejtë. Një prej pikave më të forta të tij është performanca dhe jetëgjatësia e baterisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>