Lajmet

iOS 13.2.3 është versioni më i fundit që duhet ta shkarkoni menjëherë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Nëntor 2019
0
Ditën e Hënë Apple publikoi një tjetër version të iOS 13, këtë herë versionin 13.2.3, i cili vazhdon të adresojë probleme që njerëzit kanë hasur me versionet e para të softuerit. iOS 13.2.3 është versioni më i fundit që duhet ta shkarkoni menjëherë

Ditën e Hënë Apple publikoi një tjetër version të iOS 13, këtë herë versionin 13.2.3, i cili vazhdon të adresojë probleme që njerëzit kanë hasur me versionet e para të softuerit.

Një prej problemeve që adresuara është aplikacionet të cilat nuk shkarkojnë dot përmbajtje në sfond. Ky keqfunksionim u shfaq në versionin iOS 13.2.2 ku aplikacionet nuk vazhdonin punën në sfond dhe kur aksesoheshin rihapeshin nga e para.

Gjithashtu Apple tha se problemi ku përdoruesit e nuk merrnin e-mail-et e reja në aplikacionin Mail është zgjidhur gjithashtu. Së fundit fotot, bashkëngjitjet dhe lidhjet që nuk shfaqeshin në bisedë në iMessage me iOs 13.2.3 janë rregulluar.

Me përditësimin e ri në aplikacionet Mail, Files dhe Note mund të kërkohen mesazhe, përmbajtje dhe shënime. Ky version i iOS është më stabili që prej debutimit të iOs 13.

Në të njëjtën kohë kompania po teston iOS 13.3 i cili sjell mbështetje për çelësat e sigurisë FIDO2 përmes USB, Lightning dhe NFC. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi i përgjigjet telefonit me kamër nën ekran të Oppo

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>