Lajmet

iOS 13.6 vjen për të rregulluar një problem me ekranin e iPhone 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Gusht 2020
0
Por gjithashtu do të vlerësohet nga përdoruesit e iPhone 11 të cilët janë ankuar për një ngjyrë disi jeshile të ekranit në pajisjet e tyre. iOS 13.6 vjen për të rregulluar një problem me ekranin e iPhone 11

iOS 13.6 debutoi muajin e kaluar për pajisjet Apple duke sjellë përmirësime në aplikacionin Apple News dhe funksionin e çelësit dixhitalë për makinat.

Tani iOS 13.6.1 u bë i disponueshëm. Ky i fundit adreson probleme me hapësirën e memories dhe strukturën e re Exposure Framework.

Por gjithashtu do të vlerësohet nga përdoruesit e iPhone 11 të cilët janë ankuar për një ngjyrë disi jeshile të ekranit në pajisjet e tyre.

Postimet në forumet e Apple por edhe në Reddit tregonin për këtë ngjyrë e cila shfaqej kur kyçeshin në telefon ose gjatë përdorimit të Night Shift në në një dhomë të errët.

Sipas Apple ishte një problem me menaxhimin termik i cili bënte që të shfaqej ngjyra jeshile. Problemi është raportuar që prej iOS 13.4 dhe tani është rregulluar përpara se Apple të bëhet gati për lançimin e iOS 14. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni më i shkarkuar në Shkurt nuk është WhatsApp as Facebook

Tags >

AppleiOS