Lajmet

iOS 13 ka një opsion për shkrimin e shpejtë të mesazheve që përdoruesit Android e kanë prej vitesh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Korrik 2019
0
Përdoruesit nuk duhet të jetojnë me ankthin për të qenë preciz me lëvizje sepse smartfoni përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar atë që doni të shkruani. iOS 13 ka një opsion për shkrimin e shpejtë të mesazheve që përdoruesit Android e kanë prej vitesh

Nga shkrimi i tekstit tek dërgimi i mesazheve, shumë prej nesh përdorin tastierat e smartfonëve disa herë në ditë.

Për ta bërë shkrimin e mesazheve më të lehtë në iPhone, Apple ka vendosur të lançojë një funksion të ri tastiere me iOS 13.

Mjeti quhet QuickPath dhe sjell për përdoruesit e iPhone diçka që ata Android kanë mund ta bëjnë prej vitesh.

Apple shpjegon se mjafton të lëvizni gishtin mes germave pa e hequr atë për të shkruar një fjalë. Teknologjia Machine Learning në telefon e njeh rrugën që bën gishti juaj dhe konverton atë në fjalë.

Apple iOS 13

QuickPath do të jetë aktiv automatikisht sapo përdoruesit të kalojnë në iOS 13. Për ta përdorur mjafton të vendosni gishtin mbi tastierë dhe ta rrëshqisni tek germa e radhës për fjalë që dëshironi të shkruani pa e hequr gishtin nga ekrani.

Përdoruesit nuk duhet të jetojnë me ankthin për të qenë preciz me lëvizje sepse smartfoni përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar atë që doni të shkruani.

QuickPath gjithashtu është opsional dhe mund të çaktivizohet duke shkruar në Settings > General > Keyboard > Slide to Type.

iOS 13 do të debutojë në Vjeshtë krahas iPhone të rinj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hulumtuesi zbulon një mënyrë për të anashkaluar ekranin e kyçjes në iPhone

Lajmet e fundit>