Lajmet

iOS 13 sjell një funksion që fansat e iPhone e kërkojnë prej vitesh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Qershor 2019
0
Qasja në rrjetet Wi-Fi në mënyrë të lehtë është një prej veçorive shumë të kërkuara në iOS prej vitesh. iOS 13 sjell me vete edhe “Dark Mode”. iOS 13 sjell një funksion që fansat e iPhone e kërkojnë prej vitesh

Me iOS 13 Apple më në fund ka shtuar një veçori që fansat e iPhone e kanë kërkuar aq shumë prej vitesh.

Pasi të instaloni iOS 13, përdoruesit nuk kanë më arsye pse të hapin aplikacionin Settings në iPhone dhe iPad për të shkuar në seksionin e Wi-Fi sa herë që duan të lidhen me një rrjet Wi-Fi.

Tashmë një shkurtesë do të ofrohet dhe nëse keni përdorur ndonjëherë më parë një telefon Android do ta njihni menjëherë.

Por si do të përdorni shkurtesën e re?

  1. Hapni Qendrën Kontrollit
  2. Mbani të shtypur mbi ikonën Wi-Fi derisa të gjitha opsionet e konektivitetit të shfaqen
  3. Mbi të shtypur ikonën Wi-Fi derisa një listë rrjetesh Wi-Fi të shfaqen
  4. Zgjidhni rrjetin me të cilin doni të lidheni dhe vendosni fjalëkalimin

Mbani mend se iOS 13 është ende në fazë beta dhe funksionet mundet dhe do të ndryshojnë përpara se versioni final të debutojë.

Qasja në rrjetet Wi-Fi në mënyrë të lehtë është një prej veçorive shumë të kërkuara në iOS prej vitesh. iOS 13 sjell me vete edhe “Dark Mode” e madje mund të bllokoni telefonuesit anonimë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Avengers: Endgame është filmi me fitimet më të mëdha në historinë e industrisë së filmit

Lajmet e fundit>