Lajmet

iOS 13 sjell një lajm për keq për besnikët e Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Maj 2019
0
Pse kaq e papritur? Sepse iOs 12 ende mbështet iPhone 5S dhe Apple do të vriste dy gjenerata me iOS 13. Përveç funksioneve të reja, këta telefonë nuk do të marrin as përditësime jetike të sigurisë. iOS 13 sjell një lajm për keq për besnikët e Apple

Pas disa “fatkeqësive” të fundit, Apple bëri mirë me iOS 12.2 dhe është një përditësim që mund ta instaloni pafrikë.

Por me iPhone 11 dhe XR2 që po vinë, lajmet se Apple ka zgjedhur një mënyrë jo shumë popullore me iOS 13 për të rritur shitjet e modeleve të reja kanë ngjallur shumë kritika.

Sipas një raporti të fundit, iOS 13 nuk do të mbështesë iPhone 5S, iPhone SE, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus si dhe iPad mini 2 dhe iPad Air.

Duke qenë se linja e iPhone 6 është më e shitura me 220 milionë njësi së bashku me iPhone SE, një lëvizje e tillë do të linte miliona përdorues në errësirë.

Pse kaq e papritur? Sepse iOS 12 ende mbështet iPhone 5S dhe Apple do të vriste dy gjenerata me iOS 13. Përveç funksioneve të reja, këta telefonë nuk do të marrin as përditësime jetike të sigurisë.

Por vlen të theksohet se iPhone kanë një cikël mbështetjeje më të gjatë se çfarëdo telefoni tjetër Android. Në fakt edhe vetë Google garanton jo më shumë se tre gjenerata Android mbështetje për flagshipët Pixel madje më parë ka qenë dy.

Nga ana tjetër iPhone 6 ka përfituar nga pesë gjenerata iOS deri më sot. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Adobe Premiere Rush mjeti më i ri për editimin e videove në platformat mobile dhe desktop

Lajmet e fundit>