Lajmet

iOS 14.3 sjell lajme të mira për fotografët profesionistë

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Dhjetor 2020
Në esencë përdoruesit marrin foto që zënë më shumë hapësirë me më pak kompresim por që ende mund të përdorë disa prej funksioneve të avancuara të fotografimit. iOS 14.3 sjell lajme të mira për fotografët profesionistë

Apple lançoi versionin më të fundit të iOS 14. Përditësimi sjell mbështetje për shërbimin e ri të abonimit Apple Fitness+ dhe kufjet e rejat AirPods Max.

Por nuk është kjo e gjitha sidomos nëse keni një iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max. Këto modele do të marrin mbështetje për formatin Apple ProRAW të fotografive.

Ky format mund të realizojë foto deri në 25MB secila dhe janë një pikë e mesme mes formatit HEIC të iPhone dhe formatit RAW përdorur nga fotografët profesionistë për të regjistruar të gjitha informacionet e një fotoje nga sensori i kamerës.

Në esencë përdoruesit marrin foto që zënë më shumë hapësirë me më pak kompresim por që ende mund të përdorë disa prej funksioneve të avancuara të fotografimit.

Për të aktivizuar formatin ProRAW duhet të shkoni në Settings > Camera > Formats dhe më pas të ndizni funksionin ose mund ta bëni duke shtypur ikonën RAW në aplikacionin e kamerës.

Çfarë ka tjetër të re nga iOS 14.3?

Regjistrimi i videove me 25fps, mbështetja për motorin e kërkimit Ecosia, mbështetje për kufjet 549 dollarë Apple AirPods Max, dhe mbështetje për linçimin e App Clips duke skanuar kodet përkatëse.

Për të shkarkuar versionin e fundit të iOS duhet të shkoni në General > Software Update > Download and Install. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Epic kërkon ndihmën e gjykatës për të rikthyer Fortnite në App Store