Lajmet

iOS 14.5 sjell mëse 200 emoji të reja

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shkurt 2021
Ato do të jenë prezente në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Watch dhe për këtë duhet të përditësoni në versionet e fundit iPadOS, watchOS dhe macOS gjithashtu. iOS 14.5 sjell mëse 200 emoji të reja

Përditësimi Apple iOS 14.5 do të sjellë mbi 200 emoji të reja ose të ndryshuara në iPhone. Këto emoji të reja përmbajnë elementë të ndryshëm si vaksinë, zemra në zjarr, rregullim i zemrës, nxjerrja e fytyrës, sytë që bëjnë spirale e shumë të tjera.

Emojipedia ka detajuar të gjitha emoji e reja që po vinë me iOS 14.5 dhe përditësime të tjera të Apple. iOS 14.5 gjithashtu mundëson qasjen në telefon me Apple Watch ndërsa mbani një maskë.

Në listën e emoji-ve gjendet edhe një në formën e kufjeve AirPods Max prezantuar së fundi nga Apple për 549 dollarë. Emoji në formë shiringe është përditësuar duke hequr pikën e gjakut duke ilustruar edhe vaksinën e Covid-19.

Emoji e çifteve janë përmirësuar gjithashtu me tone të reja lëkure si pjesë e specifikimit Emoji 13.1. të gjitha këto mund ti provoni në kanalin beta të iOS 14.5 që nga ky moment ose të prisni deri në debutimin zyrtar këtë pranverë.

Ato do të jenë prezente në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Watch dhe për këtë duhet të përditësoni në versionet e fundit iPadOS, watchOS dhe macOS gjithashtu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CEO-t e katër kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë "djersitin" përpara Kongresit Amerikan