Lajmet

iOS 15.5 është hapi i parë i një ndryshimi radikal për Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Maj 2022
Ky version përmban referenca për “blerjet e jashtme” duke na sugjeruar se kompania po bëhet gati të lejojë sisteme të jashtme pagesash. iOS 15.5 është hapi i parë i një ndryshimi radikal për Apple

Apple lançoi iOS 15.5, versionin më të fundit të sistemit operativ për iPhone. Në këtë version fokusi nuk është në funksionalitete në drejtim të përdoruesit por shkon më tepër për të ulur presionin rregullator të cilët janë të shqetësuar për kontrollin dominues mbi blerjet brenda aplikacioneve.

Një çift butonësh janë shtuar në aplikacionin Wallet ku përdoruesit e kartave Apple Cash mund të kërkojnë apo dërgojnë para. Një funksion në aplikacionin Podcasts lejon përdoruesit të vendosin limit mbi numrin e episodeve që mund të ruhen në telefon.

Sipas udhëzimeve të publikuara prej Apple ky version përmban rregullimet e problemeve, përmirëson stabilitetin.

Së bashku me përditësimin iOS, Apple lançoi një të tillë edhe për macOS. Monterey 12.4 është versioni macOS që ka një rregullim për cilësinë e dobët të kamerës së monitorit Studio display.

Duke u rikthyer tek iOS 15.5, ky version përmban referenca për “blerjet e jashtme” duke na sugjeruar se kompania po bëhet gati të lejojë sisteme të jashtme pagesash.

Apple sot kërkon që zhvilluesit të përdorin sistemin e saj të pagesave dhe është i detyrueshëm, një politikë e cila merr 30% komision për çdo blerje dhe që është kritikuar nga vend të ndryshme të botës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube bllokon video rreth aborteve