Lajmet

iOS 15: Çdo gjë që duhet të dini

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Korrik 2021
iOS 15: Çdo gjë që duhet të dini

iOS 15 po vjen. Apple na dha një ide të asaj çfarë mund të presim nga sistemi operativ celular në konferencën e zhvilluesve WWDC ndjekur nga një beta publike e iOS 15.

Edhe pse pamë shumë veçori të reja në iOS 14.5 në muajin Prill, siç ishte mundësia për tu qasur në Face ID edhe me një maskë, bllokimi i gjurmimit për qëllime reklamimi, iOS 15 sjell akoma më shumë.

Disa prej veçorive të reja janë realizimi i thirrjeve FaceTime me përdorues Android, shpërndarja e skedarëve në iMessage dhe drejtime më të mira në Maps.

iOS 15: Debutimi në Vjeshtë

Apple zbuloi se iOS 15 në WWDC më 7 Qershor. Sistemi operativ ishte i disponueshëm fillimisht për zhvilluesit përpara se të vinte si beta publike në 30 Qershor.

CEO i Apple Time Cook tha se versioni final i iOS 15 do të debutojë në Vjeshtë. Me shumë gjasa do të jetë Shtatori së bashku me prezantimin e iPhone 13.

iOS 15: Funksionet e reja

janë disa funksione të reja që po vinë në iOS 15. Fillimisht FaceTime do të ofrojë audio hapësinore duke i bërë zërat e njerëzve të duken sikur janë më natyrale. FaceTime gjithashtu do të ngjajë më shumë me Zoom ku pjesëmarrësit në një thirrje shfaqen në pamjen rrjetë (Grid View), thirrjet mund të përcaktohen paraprakisht dhe të ndahen me lidhje e të aksesohen në shfletues nga Android apo pajisjet Windows.

iOS 15 sjell disa funksione të reja në iMessage për dërgimin e fotove, lajmeve, artikujt dhe listave të luajtjes së muzikës. Kur një mik ju dërgon disa foto në iMessage, ata do të shfaqen në formatin e një kolazhi dinamik.

LEXO EDHE:  Roveri i NASA dërguar në Mars ka të njëjtin procesor që kishte një iMac 23 vite më parë

Për të aksesuar më vonë këto imazhe, duhet të shkoni në direktorinë Shared with You. Apple Maps është përditësuar gjithashtu duke ofruar më shumë të dhëna, shtuar ngjyrat e rrugëve, tabelat, pamje 3D dhe përmirësuar Night Mode.

Kur udhëtoni në këmbë një funksion i realitetit të shtuar bën të mundur që të skanoni hapësirën rreth ndërtesave rreth jush dhe kamera e iPhone përcakton pozicionin tuaj me saktësi më të lartë.

Si të shkarkoni iOS 15?

Nëse dëshironi të testoni iOS 15 përpara të tjerëve, duhet ta shkarkoni si një beta publike. Po mos harroni se versionet beta nuk kanë stabilitet dhe nuk rekomandojmë shkarkimin e tyre në pajisjen tuaj parësore.

Fillimisht duhet të regjistroheni në uebsajtin e Apple të programit beta në këtë lidhje: https://beta.apple.com/sp/betaprogram/

Më pas shkoni në Settings app > General > Software Update.

/PCWorld Albanian