Harduer

iOS 15 ka lajme të këqija për disa përdoures të iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Janar 2021
iOS 15 do të funksionojë duke filluar nga iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe modelet e fundit. E thënë thjeshtë vetëm pajisjet që kanë procesorin Apple A10 do të marin iOS 15. iOS 15 ka lajme të këqija për disa përdoures të iPhone

Sistemi operativ i ardhshëm i Apple, iOS 15, që do të prezantohet në Qershor, nuk do të funksionojë në disa modele të vjetra iPhone.

Sipas një raporti të fundit iOS 15 nuk mund të instalohet në iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone SE i 2016-ës.

Telefonët u prezantuan në 2015-ën dhe tashmë kanë hyrë në vitin e tyre të 5 dhe nuk do të përbënte surprizë nëse smartfonët nuk janë pjesë e listës së iOS 15. Nëse spekulimet janë të vërteta, atëherë këto iPhone do të mbeten në iOS 14.

iOS 15 do të funksionojë duke filluar nga iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe modelet e fundit. E thënë thjeshtë vetëm pajisjet që kanë procesorin Apple A10 do të marrin iOS 15.

Sa i përket iPad, versioni iPadOS 15 nuk do të ofrohet për iPad Mini 4, iPad Air 2 dhe iPad 5 të cilët kanë çipet A8, A8X dhe A9. Të gjitha modelet e tjera do ta marrin këtë përditësim.

Ky është raporti i dytë që thotë se iOS 15 nuk do të ofrohet për iPhone 6S dhe iPhone SE. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve po rikuperojnë efektet e pandemisë