Lajmet

iOS 16.2 mund të ndryshojë rrënjësisht konceptin e përditësimeve të sigurisë në iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Nëntor 2022
Më 16 Nëntor Apple testoi Rapid Security Response me iOS 16.2 beta. Ndërsa kësaj jave sipas 9to5Mac ka qenë duke e testuar sërish. iOS 16.2 mund të ndryshojë rrënjësisht konceptin e përditësimeve të sigurisë në iPhone

Përditësimi iOS 16.2 po vjen së shpejti dhe së bashku me të disa funksionalitete të shkëlqyera. Në fillim të këtij muaji u raportuar se iOS 16.2 mund të vinte me një funksion sigurie quajtur Rapid Security Response.

Ky funksionalitet u prezantuar me iOS 16 në Vjeshtë, por ende nuk ka mbërritur tek pajisjet e përdoruesve.

Rapid Response bën të mundur që Apple të dërgojë përditësime vetëm sigurie për iPhone pa pasur nevojë të lançojë një version të ri të iOS.

Më 16 Nëntor Apple testoi Rapid Security Response me iOS 16.2 beta. Ndërsa kësaj jave sipas 9to5Mac ka qenë duke e testuar sërish.

Përditësimi i parë u quajtur iOS 16.2 (a) (20C5049e) ndërsa përditësimi i sotëm ishte iOS 16.2 (b) (20V775049of). Është e vështirë të tregohet nëse këto përditësime janë sigurie apo Apple thjeshtë po teston sistemin e ri për të parë si funksionon.

Edhe pse nuk është e konfirmuar, testi i dytë i Apple sugjeron se funksionaliteti mund të debutojë me iOS 16.2. I aktivizuar, me këtë funksionalitet Apple mund të mbrojë iPhone e përdoruesve nga hakerët pa pasur nevojë që ata të instalojnë përditësimet manualisht.

Me sistemin në fuqi, Apple lançon përditësimet gradualisht për ata që kanë të aktivizuar përditësimet automatike. Nganjëherë njerëzit duhet të presin ditë pse jo edhe javë për instalimin e versioneve të reja të iOS duke i lënë të ekspozuar përballë kërcënimeve të sigurisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Modelet e reja MacBook M2 kanë SSD më të ngadaltë se MacBook M1