Lajmet

iOS 16.3 sjell një funksion të shkëlqyer sigurie

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Janar 2023
Funksionaliteti i ri do të jetë i lehtë për tu përdorur dhe përdoruesit sapo të verifikojnë çelësin herën e parë, nuk kanë nevojë ta bëjnë kur konfigurojnë në iPhone të ri. iOS 16.3 sjell një funksion të shkëlqyer sigurie

iOS 16.3 po vjen së shpejti me një funksionalitet të shkëlqyer sigurie. Muajin e kaluar u raportua sesi Apple do të rriste sigurinë duke lejuar përdorimin e çelësave.

Tashmë ky opsion raportohet se do të vijë në iOS 16.3 dhe është përfshirë në versionin beta.

Kur të debutojë, iOS 16.3 do të lejojë përdorimin e çelësave të sigurisë për të mbrojtur Apple ID dhe llogarinë iCloud. Kjo do të thotë se nëse keni një çelës fizik si Yubico YubiKey, mund të përdoret si një shtresë tjetër mbrojtjeje.

Funksionaliteti i ri do të jetë i lehtë për tu përdorur dhe përdoruesit sapo të verifikojnë çelësin herën e parë, nuk kanë nevojë ta bëjnë kur konfigurojnë në iPhone të ri.

Arsyet e përdorimit të çelësave janë të shumtë, jo sepse janë teknologji e bukur por përmirësojnë ndjeshëm sigurinë. Ata do të zëvendësojnë fjalëkalimet që vendosni në iPhone kur kyçeni në pajisje.

Çelësat e sigurisë janë tokenë bazuar në harduerë që përdoren si verifikimi me dy faktorë. Për të shtuar një çelës sigurie duhet të shkoni në Settings > Password & Security > Add Security keys dhe të ndiqni udhëzimet në ekran.

Kur do të vijë iOS 13? Ky version do të debutojë në fund të muajit Shkurt ose në fillim të muajit Mars. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një iPhone Ultra që kushton më shumë sesa Pro Max pritet të debutojë vitin e ardhshëm

Tags >

AppleiOS