Lajmet

iOS 16 është instaluar në 70 përqind të iPhone në përdorim

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2022
iOS 16 ka pasur disa përditësime që nga debutimi në Shtator duke adresuar probleme të cilat u raportuan nga përdoruesit. iOS 16 është instaluar në 70 përqind të iPhone në përdorim

iOS 16 është instaluar në pothuajse 70% të smartfonëve ndërsa përditësimi i afrohet 100 ditëshit të parë që nga debutimi raportoi kompania analitike.

Sistemi operativ debutoi më 12 Shtator 2022 dhe fillimisht po performonte më mirë se iOS 15 në lidhje me shpejtësinë e adoptimit dhe përditësimit në versionin më të fundit.

Apple periodikisht ndan shifrat e adoptimit për sistemet më të fundit operative por nuk ka vepruar kështu për iOS 16. Sipas Mixpanel, iOS 16 është instaluar 68.9 përqind të pajisjeve, me iOS 15 në 24.82 përqind ndërsa iPhone më të vjetër me 7 përqind.

iOS 16 ka pasur disa përditësime që nga debutimi në Shtator duke adresuar probleme të cilat u raportuan nga përdoruesit.

Apple pritet të lançojë iOS 16.2 këtë muaj duke sjellë funksionalitete të reja për përdoruesit e iPhone përfshirë Apple Music Sing, widgets të reja për Lock Screen, opsione të reja always-on për iPhone 14 Pro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 16 do të tregojë historikun e editimit të mesazheve pasi janë dërguar