Lajmet

iOS 6 mund të shkarkohet nga të gjithë

Publikuar , 21 Shtator 2012
0
iOS 6 mund të shkarkohet nga të gjithë

Koha e shumëpritur nga ju tashmë është këtu. Apple sapo ka lëshuar iOS 6, teksa modelet e iPhone 5 fillojnë të arrijnë në dyert e njerëzve.

Lëshimi GM i sistemit të përditësuar mobil doli vetëm disa ditë më parë, por tani është në dispozicion për të gjithë.

Gjatë ngjarjes për iPhone 5, Apple lëshoi disa statistika mbresëlënëse për iOS 6 dhe ekosistemin App Store si tërësi.

Në mesin e tyre ishte fakti që 90% e 700,000 aplikacioneve të tanishme që janë në dispozicion për iOS shkarkohen çdo muaj.

iOS 6 paketon një grumbull me veçori të reja duke përfshirë mbështetje shtesë për ndihmësin e udhëhequr me zë të Apple, Sirin. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Një kompani Izraelite pretendon se mund të hakojë çdo model të iPhone

Tags >

iOS 6
Lajmet e fundit>