Lajmet

iOS 7 dhe iPhone 6,1 paraqiten në regjistrat për zhvillues

Publikuar , 02 Janar 2013
0
iOS 7 dhe iPhone 6,1 paraqiten në regjistrat për zhvillues

iphone.

Një zhvillues i paemëruar tregoi për TNW që Apple ka testuar harduerin që mban një identifikues të ri “iPhone6,1”.

Për më tepër, zhvilluesi tha që pajisja përdorte iOS 7, që është sistemi i ardhshëm madhor i sistemit operativ mobil të Apple që nuk funksionon vetëm në iPhone, por edhe në iPad dhe iPod touch.

Për referencë, hardueri i tanishëm i iPhone – iPhone 5, është dizajnuar si “iPhone5,12 në regjistra për zhvillues.

Gjiganti me bazë në Cupertino historikisht ka zbuluar ose lëshuar versione të reja madhore të sistemit të vet operativ mobil në Konferencën e vet Mbarëbotërore për Zhvillues që zhvillohet gjatë periudhës kohore qershor-korrik.

Nëse Apple ka vendosur që t’i qëndrojë besnike kësaj tradite, iOS 7 do të lëshohet pas gjashtë muajsh.

ios71Në vitin 2011, Apple shtyu ciklin për lëshim të iPhone nga vera në vjeshtë. iPhone 4S ishte zbuluar më 4 tetor.

Sidoqoftë, analistët besojnë që Apple dëshiron të kthehet për të zbuluar iPhone-ët e rinj në këtë konferencë duke filluar nga ky vit dhe, ndoshta, madje të zbulojë edhe një pajisje të re në vjeshtë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni automatikisht "Dark Mode" në iOS 13

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>