Lajmet

iOS 7 largon filtrat në iPad-ët e studentëve

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
iOS 7 largon filtrat në iPad-ët e studentëve

iOS 7 i Apple, sipas një raporti të ri, mund të shkaktojë disa kokëçarje të tjera për shkolla.

Disa mbikëqyrës të shkollave kanë raportuar për All Things Digital gjatë të enjtes që pas përditësimit të sistemit dhe kalimit në iOS 7, iPad-ët që ishin duke mbikëqyrur kanë larguar filtrat e tyre, duke iu mundësuar studentëve qasjen në përmbajtje të papërshtatshme.

Sipas mbikëqyrësve, iPad-ët që ata shpërndanin në shkolla ishin veshur me profile mbikëqyrëse që iu kufizon studentëve qasjen në tabletë.

Profilet ishin të filtruar nga përmbajtjet e padëshirueshme në iOS 7, por ata filtra humbën tërësisht në iOS 7. Shkollat ishin detyruar që të pastronin pajisjet dhe të fillonin vendosjen e filtrave përsëri.

iOS 7 i Apple u lëshua muajin e kaluar. Vetëm një javë pasi ishte i disponueshëm për shkarkim, Apple raportoi që sistemi operativ ishte duke funksionuar në 200 milionë pajisje në mbarë botën. Sipas AllThingsD, sistemi operativ ishte instaluar në mijëra tabletë në shkolla.

Apple ka pranuar për këtë vrimë, duke thënë që është duke parë atë në mesin e përdoruesve të bizneseve të cilët janë me gjasë duke përdorur veçori të menaxhimit të pajisjes nga larg. Ndërmarrja ka premtuar një arnim gjatë këtij muaj. (PCWorld Albanian)

apple-wwdc

LEXO EDHE:  Sony shton kapacitetet e prodhimit të kamerave 3D pas rritjes së kërkesës

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>