Lajmet

iOS dhe iPadOS 14.4 sjellin opsione të reja

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Janar 2021
Ky opsion vjen falë çipit Apple U1 të HomePod mini i disponueshëm që nga iPhone 11. Përditësimi i ri bën që aplikacioni i kamerës të njohur kodet e vogla QR. iOS dhe iPadOS 14.4 sjellin opsione të reja

Apple lançoi ditën e sotme përditësimet të reja në iOS dhe iPad OS me numër versioni 14.4 duke sjellë funksionalitete të reja, përmirësime dhe rregullime problemesh në iPhone, iPad dhe iPod touch.

Sipas shënimeve të përditësimeve, disa risi janë funksioni “Time to Walk” për përdoruesit e Apple Watch, paralajmërime për kamera të rreme, një eksperiencë e re në HomePod e shumë të tjera.

iOS dhe iPadOS 14.4 do të njoftojnë përdoruesit e iPhone 12, iPhone 12 mini, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max nëse verifikojnë se kamera nuk është origjinale. Kjo bëhet me qëllim për të paralajmëruar përdoruesit të cilët mund të mos kenë një kamër të së njëjtës cilësi që kanë ato origjinalet.

Opsioni “Time to Walk” sjell audio nga të famshët në sesionet e ecjes dhe vrapimit çdo ditë. Eksperienca e re “Hands Off” për HomePod mini do të aktivizojë ndërfaqen e altoparlantit në momentin që iPhone gjendet pranë tij.

Ky opsion vjen falë çipit Apple U1 të HomePod mini i disponueshëm që nga iPhone 11. Përditësimi i ri bën që aplikacioni i kamerës të njohur kodet e vogla QR.

Gjithashtu nëse keni pasur probleme me pajisje Bluetooth dhe aksesorët Audio, iOS 14.4 dhe iPadOS 14.4 duhet ti adresojnë ato. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me smartfonët që ofrojnë eksperiencë më të mirë loje të Fortnite sesa një konsolë