Analiza

IOS vlerësohet si sistemi me rrtijen më të shpejtë, por Android vazhdon të sundojë

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
IOS vlerësohet si sistemi me rrtijen më të shpejtë, por Android vazhdon të sundojë

mobile_os-100066276-origSipas GlobalWebIndex, iOS është sistemi operativ mobil që ka pësuar rritjen më të shpejtë gjatë vitit 2013 duke marrë parasysh se në tremujorin e parë të këtij viti përdoruesit e iPhone zotëronin një pjesë prej 14% të tregut global, ndërsa në tremujorin e tretë u arrit deri në 19%.

Rezultatet e studimit të bazuar në 89% të përdoruesve globalë të Internetit tregojnë se numri i përdoruesve të iPhone-vë për këtë vit pritet të rritet deri në 233 milion, ndërsa numri i përdoruesve të iPad-ëve pritet të arrijë deri në 165.72 milion.

IOS vërtet mund të jetë sistemi që po rritet më shpejt, por Android vazhdon të sundojë me një pjesë tregu prej 57%. GlobalWebIndex ka vlerësur se numri i përdoruesve të Android këtë vit pritet të arrijë deri në 708 milion.

Firma kërkimore gjithashtu ka parashikuar se deri në fillim të vitit 2015 Android do të jetë sistemi operativ mobil numër 1 në botë.

Ndërkohë numri i përdoruesve të Windows Phone për këtë vit është vlerësuar 68.26 milion duke tejkaluar kështu numrin e përdoruesve të BlackBerry-it 62.56 milion.

Përsa i përket kompjuterëve desktop firma kërkimore ka zbuluar se në vend të parë qëndron sistemi operativ Windows 7, numri i përdoruesve të të cilit për këtë vit është vlerësuar 734.12 milion.

Windows 8 qëndron më poshtë në klasifikim me 168.11 milion përdorues. Edhe produktet e Apple kanë pasur sukses në këtë drejtim. Numri i përdoruesve të Apple Mac për këtë vit është vlerësuar 47.78 milion. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  85 aplikacione të cilat pushtojnë telefonët me reklama kanë marrë 8 milionë shkarkime në Android

Lajmet e fundit>