Analiza

iPad 2 do të “uzurpojë” 70% të tregut të tabletëve

Publikuar , 03 Mars 2011
0
iPad 2 do të “uzurpojë” 70% të tregut të tabletëve

Analisti nga DRAMeXchange ka bërë të ditur në një deklaratë me e-mail për TGDaily se gjenerata e radhës e tabletit padyshim që do të shtyjë para një “konkurrencë të fuqishme” në një treg tërheqës mobil.

“Duke u përballur me tabletët premtues të Android, Apple ka bërë disa përmirësime në iPad 2. Për shembull tani ai peshon më lehtë për 70 deri në 100 gram sesa versioni i parë dhe gjithashtu trashësia e tij është reduktuar nga 13.4 mm në 8.8 mm”.

“I pajisur me një Dual-Core A5 CPU, iPad 2 ofron dy herë më shumë performancë dhe aftësi të shumëfishtë më të mirë grafike sesa gjenerata e mëhershme. Kamerat e përparme dhe të prapme tani përkrahin plotësisht video-konferenca me Facetime dhe video incizim”.

Siç është pritur, DRAMeXchange gjithashtu beson se iPad “tejkalon” pjesën tjetër të konkurrencës me integrim më të “mirë” harduerik dhe softuerik – që përkrahet nga një përzgjedhje e gjerë e aplikacioneve dhe shërbimeve. “Shumica e tabletëve jo-iPad kanë çmim mes 599$ deri 699$, dhe ne besojmë se iPad 2 paraqet strukturën më të lirë dhe më tërheqëse e më të fuqishme në treg të cilën mund ta kërkojë konsumatori” tha ai për TGDaily.

Pavarësisht kësaj, analisti vëri në pah se me rritjen dhe zhvillimin e tregut të tabletëve, produkte të ndryshme do të pozicionohen në forma të tilla që do të shërbejnë për konsumatorë të ndryshëm. DRAMeXchange gjithashtu beson se viti 2011 është një vit premtues për tablet kompjuter dhe pritet që në treg të ketë rreth 55 milion njësi të tilla të dërguara për shitje. Në  veçanti iPad 2 “që ka integrimin më të mirë softuerik dhe harduerik dhe çmimin më strategjik” ka gjasa të merr mbi 70% të tregut të tabletëve. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ndërprerja e Facebook-ut vë në pikëpyetje për mënyrën tonë të jetesës

Lajmet e fundit>