Harduer

iPad 2 shitet tërësisht edhe në tregjet ndërkombëtare

Publikuar , 28 Mars 2011
0
iPad 2 shitet tërësisht edhe në tregjet ndërkombëtare

Radhët e gjata me blerës të iPad 2 në Britani të  Madhe duket se kanë arritur që të blejnë tërësisht të gjitha njësitë që kanë qenë në shitje në disa dyqane të Apple të shpërndara në këtë vend, ndërsa shenjat se stoku i iPad 2 do të jetë i gatshëm për blerësit tjerë duket se janë të zbehta. Gjendja është pothuajse e njëjtë edhe në dyqanet tjera në Londër si PCWorld, Curry’s, Phones4U dhe Carphone Warehouse.

Në Kanada, Electronista ka bërë të ditur se disa dyqane të Apple anembanë vendit si dhe dyqanet e Best Buy dhe Future Shop janë mbetur pa asnjë iPad në raftet e tyre. Dhe në Australi, iPad 2 gjithashtu u shit tërësisht gjatë vikendit përmes dyqaneve të Apple dhe shitësve tjerë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Huawei shitje rekord smartfonësh, Samsung dhe Apple në vështirësi

Lajmet e fundit>