Analiza

iPad 2 vs Xoom: Cilin me e ble?

Publikuar , 04 Mars 2011
0
iPad 2 vs Xoom: Cilin me e ble?

Në tregun e tabletëve me Android më i miri që kemi parë deri më sot është Motorola Xoom, dhe sipas asaj që po shihet prej disponimit të konsumatorëve shqiptar duket se edhe tregu ynë po ecën drejt implementimit të shfrytëzimit të tabletë kompjuterëve. Por kur kemi dy oferta të këtij niveli, cila është më e mira për ju?

Në nivel bazë, Apple iPad 2 dhe Motorola Xoom janë relativisht të ngjashëm. iPad 2 ka një ekran 9.7 inç që nuk është shumë më i vogël sesa 10.1 inçëshi i Motorola Xoom. Ata të dy kanë procesor 1GHz me dy bërthama – Apple A5 në iPad dhe Nividia Tegra 2 në Xoom. Secili ka kamera para dhe prapa, Wi-Fi, 3G, Bluetooth, akselerometër dhe gyroskop, dhe qasje në tregje të mëdha të aplikacioneve; iOs App Store për iPad 2, dhe Android Market për Xoom.

Por ka disa dallime mes pajisjeve që do të duhej t’i konsideronit. Më e dukshmja është në nivel të sistemit operativ: Android është shumë më i hapur dhe më i përshtatshëm sesa iOs, por ka të mirat dhe të këqijat e veta. Pajisjet me iOS kanë tendenca që të jenë më të besueshme dhe më të zakonshme, pasi që i tërë ekosistemi është nën kontrollin e Apple. Në anën tjetër, ju duhet të bazoheni në Google, Motorola dhe tek operatori për të bërë avancimet e nevojshme të Xoom-it tuaj. Megjithatë për një haker (jo në kuptimin e keq), Android është zgjidhja më e mirë.

Xoom padyshim është tableti më i mirë me Android që mund të blini tani për tani. Procesori i tij me dy bërthama e bënë ekstrem të shpejtë dhe reagues (diçka që kanë pasur mangësi tabletët tjerë) dhe Android 3.0 është dizajnuar në veçanti për tablet, që është diçka risi krahasuar me versionet tjera të sistemit operativ të Google. Megjithatë ka ende mangësi – nuk ka përkrahje për Flash, SD porti për kartela të memories tani për tani nuk po funksionon, dhe 4G madje ende nuk është e integruar në pajisje. Por përvoja e përdorimit të tij nuk do të jetë shumë e dallueshme me origjinalin iPad që është mirë apo keq, varësisht prej shijes suaj për sistem operativ.

LEXO EDHE:  Interneti celular, iPhone XS më i shpejtë sesa iPhone X por më i ngadaltë sesa Galaxy Note 9

Sa i përket çmimeve të Apple iPad 2 ne mund të flasim vetëm për çmimet matanë oqeanit për AT&T dhe Verizon, pasi atje do të bëhet për herë të parë debutimi i pajisjes, megjithatë kur do të debutojë në Kosovë apo Shqipëri, ne do t’ju njoftojmë për çdo detaj. Në anën tjetër e njëjta vlen edhe për Motorola Xoom.
(www.pcworld.al)
Por derisa të arrijë kjo kohë ne kemi për ju një tabelë me detaje dhe specifika që do t’ju lehtësojë përzgjedhjen. /pcworldalbanian

  Apple iPad 2 Motorola Xoom
Çmimi 499 deri në 829 dollarë 599 deri në 799 dollarë
Procesori 1 Ghz Dual-Core Apple A5 1GHz Dual-Core Nvidia Tegra 2
Madhësia e ekranit 9.7 10.1
Rezolucioni i ekranit 1,024 x 768 1,280 x 800
Dimensionet (cm) 24.6 x 17.78 x 0.86 24.89 x 15.24 x 1.27
Pesha (kg) 0.61 0.73
Sistemi operativ iOS 4.3 Android 3.0
Kapaciteti 16,32 dhe 64GB 32GB
Model vetëm me Wi-Fi Po Jo
Wi-Fi 802.11 b/g/n 802.11 b/g/n
Bluetooth Bluetooth 2.1+EDR Bluetooth 2.1+EDR
Kamera 720p (prapa), VGA (para) 5MP (prapa), 2MP (para)
GPS AGPS AGPS
Përkrahje për Flash Jo Së shpejti
App Store 300,000 aplikacione 100,000 aplikacione
SD port Jo Po por nuk ka përkrahje për të
Video pasqyrim Po Po
Bateria 10 orë pune 10 orë pune

Lajmet e fundit>