Harduer

iPad 3 me dy versione

Publikuar , 30 Dhjetor 2011
0
iPad 3 me dy versione

“Apple ka vendosur që të zbulojë gjeneratën e ardhshme të iPad – që do të vijë me dy versione – i planifikuar për 26 janar 2012,” shkruhet në raportin e paraqitur më 29 dhjetor, që citon burime duke mos i emëruar. “Modelet e reja do t’i bashkohen iPad 2 ekzistues për të paraqitur seritë e plotë të iPad nga Apple duke shënjestuar nivelin e hyrjes, përdoruesit e mesëm dhe të fundëm të tregut.”

Një iPad 2 me çmim më të ulët do të ballafaqohet ballë për ballë me tabletin Kindle Fire të Amazon, që është një tablet 7 inçësh që vepron si një makinë portative për leximin e librave elektronikë dhe për vëzhgim të rrjedhave të përmbajtjeve multimediale. Sipas raportit, iPadët e rinj do të kenë ekrane me rezolucione më të larta dhe “shirita të dyfishtë LED të dritës” për të “rritur ndriçimin e paneleve.”

Më herët gjatë dhjetorit, DigiTimes citoi një tjetër burim të pacekur duke thënë që iPadët e parë të gjeneratës së ardhshme do të arrijnë brenda tre ose katër muajve. Natyrisht, nëse Apple do të ndjekë të njëjtin ritëm të lëshimeve të dy versioneve të kaluar të iPad, gjenerata e radhës do ta bëjë zëvendësimin në vitin 2012./pcworldlalbanian

LEXO EDHE:  Plani i Apple për të shpëtuar bateritë e iPhone nga degradimi

Lajmet e fundit>