Harduer

iPad, fillon me shitjet në tregjet ndërkombëtare

Publikuar , 28 Maj 2010
0
iPad, fillon me shitjet në tregjet ndërkombëtare

Pajisja iPad, që është paksa më e vogël sesa laptopi i zakonshëm dhe ka një ekran të madh me ngjyra dhe të ndjeshëm në prekje, është dizajnuar për të shfletuar uebin, për të shikuar filma dhe për të lexuar, dhe është ngritur lartë nga industria deri në atë masë sa që cilësohet produkt potencial për shpëtim të jetës.

Apple ka shitur miliona iPad në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e parë pas lansimit zyrtar me 3 prill, duke tejkaluar të gjitha parashikimet për shitje. Kërkesa ishte aq e madhe sa që debutimi ndërkombëtar u shty për një muaj.

Sipas RBC Captial, pritet që shitjet e iPad të arrijnë në 8.13 milion njësi të shitura anembanë botës deri në fund të vitit, gjë që mund të përkthehet në së paku 4 miliard dollarë të hyra.

“Me padurim prisja ta prekja. Isha shumë i emocionuar kur më në fund u bëra pronar i tij” tha Takechiyo Yamanaka, 19 vjeç, që ishte duke pritur para dyqanit zyrtar të Apple në Japoni, qysh prej ditës së mërkurë dhe natyrisht ishte i pari në radhë.

Apple iPad tani është paraqitur për shitje në Gjermani, Itali, Zvicër, Spanjë, Britani, Japoni, Australi dhe Kanada.

Për më të lirin, versionin vetëm me Wi-Fi u kërkohet rreth 499 dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Britani të madhe i njëjti version kushton rreth 617 dollarë.

Apple pritet që të shpalos një datë lansimi për Kinë, dhe ka gjasa që ky treg të jetë më problematik për ta. Versionet shitëse kopje të pajisjes janë duke u shitur online dhe janë të pranishme në shumë anë të shtetit të mbushur me pirateri.

LEXO EDHE:  Sipas NVIDIA 2019 do të jetë një vit i madh për laptopët e lojërave

Megjithatë, ka shqetësim për sa i përket sasisë së modeleve të prodhuar dhe thuhet se ka gjasa që të ketë mungesa në furnizim.

Lajmet e fundit>