Analiza

iPad-i, mbreti i arsimit: Përdoret në 94% të sektorit

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
iPad-i, mbreti i arsimit: Përdoret në 94% të sektorit

ipad7Në konferencën e fundit, Apple është shprehur se tremujori i fundit i vitit fiskal ka qenë më i suksesshmi përsa i përket zgjerimit në tregun e arsimit. Kompania raporton se ka shitur mbi 1 miliard $ produkte në këtë sektor.

Pjesa më e rëndësishme e këtij suksesi i atribuohet iPad-ëve. Apple tha se ato përbënin 90% të aktivizimeve të tremujorit të fundit, ndërsa në përgjithësi, iPad mbante një përqindje tregu prej 94% në sektorin e arsimit.

“Kemi parë në disa vende Chromebook-ë,” u shpreh shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook. “Por, pjesa më e madhe e njerëzve po blejnë PC/Mac ose iPad.

Nuk kam parë kurrë ndonjëherë më parë një treg të tillë. Prandaj, mendojme se në këtë sektor po ia dalim shumë mirë dhe jemi shumë të lumtur që po kontribojmë për arsimin.”

Shitjet e tabletëve në sektorin e arsimit janë rritur me 8% vit pas viti, ndërsa iPad ka shënuar një rritje prej 22% referuar të njëjtave periudha, sipas Apple. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Trump mendon se ekzekutivi i Apple e ka emrin Tim Apple

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>