Analiza

iPad më i mirë në lexim se Kindle, por letra ende është mbret

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
iPad më i mirë në lexim se Kindle, por letra ende është mbret

Por ata gjithashtu kanë bërë të ditur se që të dy janë më të ngadalshëm në krahasim me letrën reale, por iPad ishte konsiderueshëm më i shpejtë për lexim me 6.2 për qind kohë më të ngadaltë për leximin e letrës ndaj Amazon Kindle, i cili ishte 10.2 për qind më i ngadalshëm sesa koha për leximin e letrës.

Tableti i Apple gjithashtu ka qenë më i mirë për sa i përket shfrytëzueshmërisë në krahasim me Kindle, pasi që iBooks jo vetëm që ka fonte më qartë të definuara por gjithashtu është edhe më i lehtë për të uptuar shënuesin e fletave.

Edhe iPad e edhe Kindle pavaërsiht kësaj kanë pasur një rezultat më të mirë në përgjithësi krahasuar me letrën, pasi që ata kanë arritur një rezultat prej 5.8 gjegjësisht 5.7 në shkallën e kënaqësisë së leximit, kurse librat kanë pasur një rezultat prej 5.6.

Shumica e ankesave për lexim ishin të bazuara në kritika të mirënjohura, siç është rasti me peshën e rëndë të iPad prej rreth 0.7 kg dhe natyrën e kontrastit të ulët të një ekrani e-letër sikurse që është Kindle. Disa elemente do të duhej të jenë gjithashtu të jenë më mirë, pasi që të dy janë duke u bërë më të mirë në ekrane gjatë së ardhmes. I riu Kindle DX veçse ka 50% shkallë më të lartë kontrasti sesa paraardhësi i tij.

Gjetjet ndoshta janë një befasi për Amazon, që gjithmon ka parashikuar se backlight dhe natyra e lirë pa shfletim e e-letrës do të tërheq më shumë konsumatorë. E sa i përket Apple, duket se ajo ka pasur qëllimin e vetëm vjedhjen e disa prej shitjeve të Kindle pasi që ka më shumë ngjyra dhe harduer që ka mungesë tek Amazon, si dhe ka një platformë më të përgatitur për aplikacione dhe ueb.

LEXO EDHE:  Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut, fushëbetejë mes kundërshtarëve politikë

Lajmet e fundit>